Toni Kroos është një mesfushor unik dhe Real Madrid është me fat që e ka në përbërje.
Skuadra e Zidane fitoi 0-1 përballë Atalantës mbrëmjen e kaluar, duke hedhur një hap drejt kualifikimit në çerekfinale.
Kampionët e Spanjës nuk zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në Itali, teksa gjermani nuk stonoi fare. Plot 154 herë e preku topin 31-vjeçari gjatë sfidës ndaj ekipit të Berat Gjimshitit.
Një statistikë fantastike dhe rekord që nuk është arritur nga asnjë lojtar tjetër gjatë këtij sezoni në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
Sigurisht që superioriteti numerik ndikoi, Atalanta luajti me dhjetë lojtarë prej minutës së 17-të, por gjithsesi një gjë e tillë nuk zbeh vlerat dhe kualitetin në këmbët e Toni Kroos.
Ky i fundit regjistroi ndeshjen e 308 zyrtare me “Los Blancos”, duke barazuar një tjetër mesfushor dhe gjerman, Ulrich Stielike, i cili ishte pjesë e Realit në vitet 1977-1985./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...