Na ndajnë vetëm edhe një orë nga ndarja e çmimit për lojtarin më të mirë në botë.
Topi i Artë i këtij viti pritet t’i dhurohet Rodrit, futbollistit të Manchester Cityt dhe fituesit të Euro 2024 me Spanjën, shkruan Arbresh.info.
Para gala mbrëmjes një deklaratë interesante sa i përket këtij trofeu e ka dhënë, ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos.
“Rodri do ta fitojë Topin e Artë. Ky çmim nuk duhet dhënë kurrë për arritje individuale sepse nuk jemi në tenis. Duhen arritjet ekipore”, ka thënë Kroos, shkurtimisht.
Kujtojmë se gjermani u pensionua këtë verë nga futbolli profesionist menjëherë pas eliminimit nga Euro 2024 me kombëtaren e Gjermanisë.
Kroos për 10 vite ka qenë pjesë e Real Madridit./Arbresh.info
“Duhet me të ardh marre”, Drenusha e Rovena përplasen edhe n...
Rodri flet për herë të parë pasi fitoi Topin e Artë
Një nga problemet më të mëdha të veturave elektrike do të zg...
Vendet ku është e ndaluar që të festohet Halloween-i
Si rezultoi eksperimenti i Islandës me javën e punës katërdi...
ZYRTARE: Rodri fitues i Topit të Artë 2024