Në ndeshjen e dytë mes Realit të Madrid dhe Chelseat në çekrefinale të Ligës së Kampionëve, kishte edhe një moment tensioni për një prej lojtarëve madrilenë.
Toni Kross duhej të linte fushën e blertë pasi Carlo Ancelotti zgjodhi ta zëvendësojë. Mesfushori nuk arriti ta kuptonte një vendim të tillë pasi ishte duke performuar mirë në fushë.
Më pas do të vinte sharja për trajnerin nga nëna dhe tani trajneri i Realit i ka kthyer përgjigje, duke treguar diferencën e kohëve.
“Në kohën time nuk ishte kështu. Më kujtohet kur Capello më la një herë në pankinë dhe nuk e kuptoja pse”, ka deklaruar fillimisht Ancelotti.
“Ai vetëm më tha që kur të jesh në stërvitje do ta kuptosh. Dhe ishte vërtet e qartë që se cili ishte problemi. Doja t’ia përsërisja të njëjtën gjë Kros kur doli, por ishte i zemëruar.
Kur luaja unë, lojtarët nuk u sollën kështu. Trajnerët e respektonin njëri-tjetrin në maksimum dhe nuk duhej të reagonit kështu sepse është mosrespektim ndaj tij”.
“Lojtarët e sotëm janë krejtësisht të ndryshëm. Atyre u mungon respekti për trajnerin, drejtorin, asistentin apo kushdo tjetër”, ka shtuar më tej strategu italian.
Ancelotti ka kërkuar nga Kroos që ta kuptojë për vendimet që merr, pasi ato bëhen nganjëherë për të pushuar lojtarin për ndeshjen e radhës. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...