Toni Kroos e ka pranuar se Real Madridi është katandisur keq këtë sezon, pas humbjes 2:0 kundër Shakhtarit në Ligën e Kampionëve të martën.
Disfata në Ukrainë nënkupton se gjiganti spanjoll rrezikon seriozisht të eliminohet nga Liga e Kampionëve qysh në fazën grupore.
Madridi, i cili e ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, renditet në vendin e tretë në Grupin B me pikë të barabarta me Shakhtarin.
Mesfushori gjerman Kroos është i vetëdijshëm se skuadra e tij po ka vështirësi të gjejë vazhdimësinë këtë sezon.
“Gjithcka është katandisur, këtë sezon po e kemi të vështirë të shënojmë gola”, tha Kroos pas ndeshjes.
“Problemi nuk është fizik. Unë jam mirë por kur humb gjithçka kthehet në negativitet. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen e fundit”, shtoi ai. /Gazeta Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...