Kroos afër rinovimit të kontratës me Real Madridin
“Mendoj se viti 2023 mund të jetë viti i duhur për pensionin tim. Do të jem 33 vjeç, do të vendos nëse do të rinovoj për një apo dy vjet, është një mundësi. Por patjetër do të tërhiqem me fanellën e Real Madridit, 100 % e sigurt”-kështu deklaronte në nisje të vitit 2023 Toni Kroos, i cili kishte si qëllim që ta mbyllte me futbollin e luajtur verën e shkuar.
Megjithatë e ardhmja e tij rezultoi krejt ndryshe, me mesfushorin gjerman që vazhdon të luajë me fanellën e Real Madrid.
Madje së fundmi Kroos ka deklaruar se dëshiron që të zgjasë edhe më shumë rrugëtimin e tij si futbollist dhe për këtë arsye dëshiron që të rinovojë kontratën me Real Madrid-in.
Nga grumbullimi me kombëtaren e Gjermanisë, Kroos u shpreh: “Nuk ka asnjë problem me klubin. Do të shohim, do të flasim më shumë, do ta diskutojmë. Jemi ende në fazën e vendimmarrjes. Unë kam qenë te Real Madrid për një kohë të gjatë, nuk mund të ketë asnjë problem mes nesh, të dyja palët janë shumë të qetë. Sezoni po shkon mirë. Ne do të gjejmë një zgjidhje të kënaqshme për të gjithë”./SS
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër