Mbrojtësi i Skënderbeut e njeh mjaft mirë Dinamon e Zagrebit, pasi është rritur në atë klub, por dëshira për ta mundur është e madhe për të.
Pas Orges Shehit, lojtari më “veteran” te Skënderbeu është mbrojtësi Marko Radas. Prej vitit 2011 ai luan për Skënderbeun, duke qenë një nga pikat më të forta të tij.
Të enjten luan në fushën e skuadrës, nga e cila ka dalë si futbollist, Dinamo e Zagrebit. Shumë herë Radas ka folur për mediet, por këtë herë ka emocione, sepse është rritur në atë stadium, ku do të luajë më 17 gusht. Ai e njeh më mirë se kushdo tjetër Dinamon e Zagrebit dhe ëndrra e tij është kualifikimi.
Më 26 tetor mbush 34 vjeç, por është absolutisht një lider në repartin e prapavijës. Ai ka besim të madh se Skënderbeu këtë herë, ndryshe nga dy vite më parë, ka mundësi t’ia dalë ndaj Dinamos.
Të enjten ai do të ketë emocione më të mëdha se të tjerët, sepse luan në vendin e tij. Futbollisti kroat i Skënderbeut ka lindur dhe jeton në Zagreb. Ka dalë pikërisht nga shkolla e Dinamos së Zagrebit, ku ka luajtur për 7 vite.
“Kam shumë emocione përpara kësaj ndeshjeje, e ndjej. Nuk është e lehtë, që një ditë të kthehesh të luash në shtëpinë tënde. Jetoj në Zagreb dhe e kam shtëpinë vetëm 10 minuta larg më këmbë nga stadiumi. Kam dalë nga akademia e Dinamos së Zagrebit. Jam formuar aty si futbollist dhe, sa herë shkoj në Zagreb për pushime, kthehem në stadiumin “Maksimir”. Kam mall për atë stadium, por tani shorti më vendosi përballë ish-ekipit tim. Janë emocione të veçanta, që i sjell vetëm futbolli. Kjo është hera e dytë, që do të luaj në Zagreb ndaj ish-ekipit tim, por këtë herë jemi ndryshe”, thotë mbrojtësi Radas, tashmë një korçar i vërtetë, pasi flet edhe me dialekt.
Radas flet edhe me detaje për kundërshtarin kroat të Skënderbeut, edhe për “spiunët” kroatë, që janë përfolur gjatë këtyre ditëve. Ai ka ndjekur ndeshjen e fundit ndaj Rijekës, ku Dinamo e Zagrebit fitoi në udhëtim.
“Kam 3-4 shokë te Dinamo dhe sigurisht që do t’i takoj sapo të mbërrij në Kroaci. Jam rritur me ta, ndërkohë që i kam thënë edhe trajnerit Ilir Daja se Dinamo nuk është ajo e para dy viteve. Në atë kohë kishim trajner Mirel Josën. Gjithsesi, nuk dua të them se do të jetë e lehtë këtë herë, por është thjesht një ndeshje futbolli dhe kush do ta interpretojë më mirë, do të kalojë në turin tjetër. Skënderbeu është i etur për të dhënë më të mirën në këtë raund “play-off”-i. E kam ndjekur ndeshjen e fundit, që Dinamo luajti ndaj Rijekës në kampionat, në transfertë. Janë shfaqur në fushë një skuadër e fortë, por kemi shanset tona dhe themi se do t’ia dalim”, ka thënë Radas për faqen zyrtare të klubit.
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë