Google ADS

Kroacia zbulon listën për Kampionatin Botëror, Dalic fton yjet më të mëdhenj kroat

18:40 | 14 Maj 2018
Arbresh.info

Në vitet e fundit kroatët kanë qenë një Kombëtare tejet e respektueshme në Evropë ku nuk i munguan edhe sukseset.

Kroacia shihet si njëra nga Kombëtaret që mund t’i befasojë të mëdhatë në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka publikuar listën preliminare me 31 futbollistë të ftuar.

Nuk mungojnë yjet më të mëdhenj si Luka Modric, Ivan Rakitic, Mario Mandzukic, Mateo Kovacic, Dejan Lovren dhe të tjerë.

Në këtë listë janë edhe dy yjet e Interit, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic.

Lista preliminare e Kombëtares së Kroacisë:

Portierët : Danijel Subasic, Lovre Kalinic, Dominik Livakovic, Karlo Letica.

Mbrojtësit : Vedran Corluka, Domagoj Vida, Ivan Striniq, Dejan Lovren, Sime Vrsaljko, Josip Pivaric, Tin Jedvaj, Matej Mitrovic, Borna Barisic, Zoran Nizic, Duje Caleta-Car, Borna Sosa.

Mesfushorët : Luka Modric, Ivan Rakitic, Mateo Kovacic, Milan Badelj, Marcelo Brozovic, Marko Rog, Mario Pasalic, Filip Bradaric

Sulmuesit : Mario Mandzukic, Ivan Perisic, Nikola Kalinic, Andrej Kramaric, Marko Pjaca, Ante Rebic, Duje Cop.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme