Kroacia triumfon me përmbysje ndaj Skocisë

20:17 | 12 Tetor 2024
D.H

Kroacia ka arritur të mposht Skocinë me rezultat 2-1 në kuadër të ndeshjes së tretë më Ligën e Kombeve.

Kroatët u gjend në disavantazh pas 33 minutash, kur realizoi Skocia me anë të Ryan Christie.

Por kjo epërsi e tyre zgjati vetëm tri minuta, pasi Matanovic barazoi menjëherë për Kroacinë.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Kurse në 45 minutëshin e dytë, Kroacia gjeti golin e epërsisë që në fund doli të jetë i fitores.

Kramaric realizoi për 2-1, pas një asistimi të Borna Sosas.

Deri në fund gola nuk pati dhe Kroacia arkëtoi tri pikët e radhës në grupin 1 të Ligës A të Kombeve.

Pas tri ndeshjeve, kroatët kanë gjashtë pikë kurse Skocia është ende pa pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme