Kroacia ka arritur fitore spektakolare ndaj Spanjës 3-2, duke u futur në garë për të kaluar nga grupi.
Ndeshja nisi me një rast të artë për kroatët, kur Ivan Perisic goditi bukur por David De Gea ia mohoi golin në minutën e gjashtë.
Ylli i Interit pati rast të mirë edhe në minutën e 13-të, por dështoi të shënonte i vetëm përballë portierit De Gea.
Rasti i parë për spanjollët erdhi në fund të pjesës së parë me Iscon, por që goditja e tij u prit nga portieri vendas Kalinic.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për vendasit, të cilët në minutë e 54-të shënuan edhe golin e epërsisë me Andrej Kramaric.
Epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se dy minuta, pasi spanjollët barazuan me anë të Dani Ceballos i cili u shërbye nga Isco.
Kroatët e rikthyen epërsinë në minutën e 69-të, kur Tin Jedvaj që u harrua nga mbrojtja mysafire shënoi me kokë për 2-1 pas asistimit nga Luka Modric.
Spanja përsëri arriti ta barazonte rezultatin, ku kësaj radhe realizoi kapiteni Sergio Ramos nga pika e bardhë në minutën e 78-të.
Krejt në fund të ndeshjes, kroatët arritën të shënonin edhe një gol me Tin Jedvaj për fitoren e madhe 3-2.
Spanjollët kësisoj pas kësaj humbje e mbyllin kampanjën në Ligën e Kombeve në pozitën e parë me gjashtë pikë, dy më shumë se Anglia dhe Kroacia që kanë një ndeshje më pak dhe që luajnë mes vete në Wembley.
https://www.youtube.com/watch?v=iT5I2kKteTk
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...