Kroacia nuk ka arritur të sigrojë një vend në fazën e 1/8 së finales në Euro 2024, pasi grumbulloi vetëm dy pikë në ‘grupin e ferrit’ që ishin të pamjaftueshme për të kaluar tutje në Evropian.
Pas kësaj në dilemë ishte e ardhmja e selektorit kroat Zlatko Dalic, shkruan Arbresh.info.
Por Federata kroate vazhdon t’i besoj trajnerit që i dërgoi në finale të botërorit në vitin 2018 dhe suksesit në botërorin e 2022 ku Kroacia zuri vendin e tretë.
I pari i federatës kroate e konfirmoi se Dalici do të vazhdoj të mbetet trajner i Kroacisë edhe pas këtij dështimi.
“Ai është trajner dhe do të vazhdojë të jetë trajner i kombëtares së Kroacisë . Ne folëm dhe shtrënguam duart. Ai do të qëndrojë”, tha Kustic në një intervistë për Nova TV.
Kroacia nuk e nisi fare mirë Evropianin duke u mposhtur nga Spanja me rezultat 3-0, në dy ndeshjet e radhës kroatët patën në duar fitoren si në ndeshjen e dytë ndaj Shqipërisë ashtu edhe në lojën e fundit ndaj Italisë, mirëpo të dy ndeshjet përfunduan baras pasi kombëtarja kroate pësoi gol në sekondat e fundit të ndeshjes.
Kështu Kroacia doli e treta në grupin B me dy pikë të grumbulluara dhe nuk arriti kualifikimin tutje./Arbresh.info/
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...