Google ADS

Kroacia merr rrugë për Gjermani, kërkojnë sukseset e viteve të fundit

17:37 | 9 Qershor 2024
D.H

Kombëtarja e Kroacisë është njëra nga vendet e vetme të Ballkanit që ka shkruar histori vitet e fundit  në kompeticionit më të rëndësishme të futbollit.

Dy medaljet në Kampionatet e fundit botërore nënkuptojnë se kroatët janë të gatshëm që të sfidojnë edhe këtë Evropian, shkruan Arbresh.info.

Minuta më parë kroatët përmes një postimi në rrjetin social X-(ish Twitter) kanë paralajmëruar nisjen e tyre drejt Gjermanisë.

“Jemi duke ardhur”, është shkruar në postimin e faqes zyrtare të Kroacisë.

Kujtojmë që Kroacia është njëra nga kundërshtarët e Shqipërisë në grupin B.

Përveç këtyre dy kombëtare në këtë grup janë edhe Spanja dhe Italia./Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme