Kroacia e ka filluar me ‘këmbë të mbarë’ kampionatin botëror në Rusi, duke e mposhtur rivalin e grupit D, Nigerinë me rezultat 2 me 0.
Skuadra kroate ishte favorite para ndeshjes për ta fituar këtë takim dhe ashtu doli.
Futbollistët kroat të udhëhequr nga trajneri, Zlatko Dalic, treguan futboll shumë më të mirë gjatë gjithë takimit dhe dominuan si me raste, ashtu edhe me posedim të topit.
Epërsinë kroatëve ia dhuroi mesfushori i Nigerisë, Oghenekaro Etebo, i cili shënoi në portën e tij për rezultatin 1 me 0 në minutën e 32-të.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Kroacia e vazhdoi domiminin dhe kontrolloi takimi.
Në minutën e 71 sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, fitoi një penallti të cilën e shndërroi në gol kapiteni, Luka Modric, për rezultat 2 me 0.
Me këtë fitore ekipi kroat, renditet në pozitën e parë me tre pikë në grupin D, grup në të cilin bëjnë pjesë edhe Argjentina e Islanda, të cilat sot u ndanë baraz. /arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok