Federata kroate e futbollit (HNS) ka nisur shitjen e biletave për ndeshjen mes kombëtares së Kroacisë dhe asaj të Kosovës e cila zhvillohet në stadiumin Maksimir në Zagreb të shtunën me 2 shtator, me fillim në orën 20 e 45 minuta.
Kjo ndeshje e vlefshme për kualifikimet për botërorin 2018 në Rusi është me rëndësi të madhe për Kroacinë e cila, ndonëse kryeson grupin, ia ka komplikuar vetes situatën me humbjen e fundit nga Islanda.
Prandaj kundër Kosovës Kroacia kërkon vetëm fitore në mënyrë që tri ditë më vonë në Turqi kundër një prej rivalëve direkt kërkon kualifikimin.
Por përkundër faktin se Kosova është e fundit në tabelë, dhe ka pësuar me rezultat 6:0 vjeshtën e kaluar nga Kroacia në Shkodër, kroatët nuk e marrin si të garantuar fitoren ndaj Kosovës.
Kroacia pa dyshim është skuadër favorite në grup me yjet si Modriq, Rakitiq, Mangjukiq, Perišiq, Kovaçiq, Lovren dhe shumë të tjerë që shkëlqejnë në ligat më të forta evropiane.
Por Kroacia, siç ka thënë edhe përzgjedhësi i sajë Çaçiq e merr shumë serioz edhe Kosovën.
Tifozët nga Kosova me çmim prej 30 Kuna (4 euro) mund të blejnë biletat përmes web faqes së federatës kroate.
Për tifozët e Kosovës është rezervuar pjesa jugore e tribunave në stadiumin e Maksimirit. Biletat do të mund të blihen edhe në ditën e ndeshjes por sipas të gjitha gjasave jo para stadiumit por diku në qendër të Zagrebit, në afërsi të kompleksit sportiv Cibona.
Xheneta, Gjesti dhe Rovena komentojnë Gresën dhe sjelljet e ...
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...