Google ADS

Kroaci – Kosovë, mungon një yll (FOTO)

11:59 | 24 Prill 2017
Arbresh.info

Federata Kroate e Futbollit (HNS) përmes rrjetit social, “Twitter” ka njoftuar se qendërmbrojtësi, Vedran Çorluka, ka pësuar një lëndim serioz me klubin e tij Lokomotiv Moska dhe do t’i duhet ndërhyrje kirurgjike.

Lojtari do të operohet të mërkurën dhe rikthimi i tij në fushën e blertë pritet të ndodhë pas gjashtë muajsh, çka do të thotë se Çorluka do të mungojë sigurt në ndeshjen me Kosovën në shtator, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme