Cristiano Ronaldo filloi sezonin e tij me Juventusin duke shënuar gol ndaj Tottenham, pavarësisht se skuadra e tij u mund në fund me një perlë të Kane.
Minuta e 63’ ishte momenti kur sulmuesi portugez u detyruar të lërë fushën me urdhër të trajnerit Sarri, që në vend të tij hodhi De Sciglio.
https://twitter.com/tancredipalmeri/status/1152926411558203392
\
Momenti i daljes nga fusha të 34-vjeçarit është kapur nga kamerat, teksa Sarri e pret për t’i dhënë shpjegime për këtë zëvendësim dhe Ronaldo që i thotë thjesht “mirë, mirë”, duke e kuptuar lëvizjen, por reagime të shumta kanë filluar, duke e quajtur si një frikë nga trajneri, i cili ngrihet menjëherë në këmbë dhe i jep shpjegime sulmuesit, për një zëvendësim të thjeshtë, në një ndeshje miqësore./Telesport/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...