Kriza në Real Madrid, Sergio Ramos takim me vetëm lojtarët

13:57 | 9 Mars 2019
Arbresh Info

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos thuhet se ka mbajtur një takim me vetëm lojtarët në kampin stërvitor për t’i ndihmuar klubit për të tejkaluar krizën në Bernabeu.

Dy disfatat e njëpasnjëshme ndaj Barcelonës i dhanë fund shpresave të tyre për Kupë të Mbretit dhe ndoshta edhe suksesit në La Liga këtë sezon, ndërkohë që ata u mposhtën 4 me 1 në shtëpi kundër Ajaxit, transmeton portali arbresh.info.

Kjo bëri që ata të eliminohen nga Liga e Kampionëve dhe tani duket se sezoni i tyre do të përfundojë me duar të thata.

Ky ka qenë një sezon i tmerrshëm në përgjithësi dhe gjithçka nisi me shkarkimin e Julen Lopeteguit për shkak të rezultateve të tmerrshme dhe mos aftësisë së tyre për të arritur deri te suksesi në mungesë të Cristiano Ronaldos.

Në këtë pikë, gjithçka duket se ka mbetur te krenaria dhe ajo se çfarë sigurojnë këtë vit për sezonin e ardhshëm ku ata shpresojnë t’i kthehen garës për tituj madhështor.

Ashtu siç thekson El Partidazo de Cope në postimin në poshtë, Ramos ka mbajtur një takim në kampin stërvitor të klubit këtë javë duke iu bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij të luftojnë në ligë pavarësisht faktit që titulli ka shkuar ndërkohë që është kërkuar edhe respektimi i Santiago Solarit, transmeton portali arbresh.info.

Përveç kësaj, ai dëshiron që skuadra të përfundojë në pozitën e dytë në tabelën e La Ligas, gjë që do të thotë se ata duhet të mbyllin diferencën prej pesë pikëve mes tyre dhe rivalit lokal – Atleticos.

Koha do të tregojë nëse ata do të jenë në gjendje për të bërë diçka të tillë, por Ramos dëshiron të shfaq aftësitë e tij drejtuese tani dhe t’i shmanget rezultateve zhgënjyese të pësuara së fundmi.

Koha do të tregojë gjithashtu nëse takimi rezulton i dobishëm dhe si mjet pozitiv për rigrupim, por ne nuk do të kemi shumë kohë për të pritur për shkak se Real Madrid do të përballet me Real Valladolidin mbrëmjen e së dielës./arbresh.info/

https://twitter.com/partidazocope/status/1103786797216264196

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme