Pas barazimit zhgënjyes 0 me 0 kundër Bolognas, ku Kessie dhe Bakayoko suspenduan vetën për ndeshjen e ardhshme kundër Fiorentinas, Gattuso pritet të bëjë ndryshime të shumta në njëmbëdhjetshen startuese të shtunën.
Në fakt, ndryshimi i parë do të jetë në lidhje me formacion, për shkak se ata pritet të kalojnë në sistemin 4-3-3 më para sesa në atë 4-4-2, i cili është e qartë se nuk ka funksionuar për “Rossonerët”, transmeton portali arbresh.info.
Në mesfushë, Jose Mauri dhe Andrea Bertolacci do të zëvendësojnë Kiessen, ndërsa Calhanoglu do të finalizoj treshen.
Gattuso besohet gjithashtu se ka tri ndeshjet e ardhshme për të vërtetuar vetën, përndryshe gjithçka pritet të ndryshojë.
Formacioni i mundshëm i AC Milanit kundër Fiorentinas: (4-3-3): Donnarumma; Calabria, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Bertolacci, Mauri, Calhanoglu; Suso, Higuain, Castillejo.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...