Sergio Ramos nuk e ka pritur mirë faktin që tifozët e Real Madridit nuk kanë qenë të kënaqur me lojën e skuadrës, edhe pse arritën të fitonin me rezultatin 3-0 ndaj Alavesit.
Sipas tij, lojtarët kanë qenë gjithnjë të hapur ndaj kritikave, por kjo nuk duhet të përdoret si arsye që të “keqpërdoret” ky lloj mirëkuptimi.
“Kjo është me të vërtetë e tepruar. Ne kemi qenë të hapur për të pranuar kritikat dhe jemi munduar që ato t’i përdorim si argument që të përmirësohemi. Por, ky mirëkuptim që ka ekzistuar, nuk duhet të keqpërdoret nga ana e tifozëve”.
“Ne fitojmë 3-0 dhe vetëm për këtë nuk duhet të vërshëllehemi. Nëse në fund dalim kampionë, prapë do të na vërshëllejnë pse nuk luajtëm më mirë me Alavesin?! Më duket e pakuptimtë dhe uroj që të mos përsëritet më”, tha Ramos.
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite