Antonio Conte është kritikuar nga Danny Murphy për përzgjedhjen e skuadrës së tij, pasi eksperti i futbollit beson që ai duhet të mbante në skuadrën e tij Ruben Loftus Cheek.
Murphy mendon që mesfushori mund t’i kishte ndihmuar Chelseat, diçka për të cilën Conte kishte shprehur vetëm shqetësime, transmeton portali arbresh.info. Pavarësisht kësaj, Chelsea është duke pasur një sezon të mirë deri tani dhe sigurisht kjo mund të kuptohet edhe me fitoren e tyre ndaj Atletico Madridit në Ligë të Kampionëve këtë javë.
“Ankesa e Contes për skuadrën mund të jetë një shtytje e lehtë për pronarët”, ka thënë Murphy për ‘Sky Sports’.
“Ata lejuan largimin e Nathaniel Chalobahs, Dominic Solankes dhe Loftus Cheekes. Mendoj që gjëja më e rëndësishme kur shikojnë në një skuadër me shumë ndeshje është se duhet të keni një grup lojtarëve që janë të balancuar”
“Ju nuk mund të keni vetëm lojtar me top klas sepse ata gjithmonë do t’iu trokasin në derën tuaj gjatë gjithë kohës duke iu pyetur pse ata nuk janë duke luajtur”
“Loftus Cheekin e kam parë disa herë këtë sezon dhe më ka pëlqyer me të vërtetë dhe ndoshta ai dëshiron të shkoj dhe të luaj nuk jam i sigurt”
“Mendoj nëse Conte do e mbante atë në skuadër, ai nuk do të shkonte për t’i trokitur në derë duke e pyetur pse nuk është pjesë e çdo ndeshje. Derisa ai vazhdon të marrë kohë në lojë dhe të jetë pjesë e një apo dy ndeshjeve, kjo është se si ju krijoni skuadrën”
“Blutë” do të përballen me një test të vështirë në vikend ku do të përballen me Manchester Cityn./arbresh.info/
Osmani ndan pamje nga atmosfera në Ditën e Flamurit në Preka...
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Det...
Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: 80 vite më parë ven...
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez