Kritikat për kabinat e VAR-it, reagon Agim Ademi

15:53 | 23 Gusht 2021
KRG

Futbolli kosovarë tashmë ka filluar të përdorë sistemin VAR.

Edicioni i ri 2021/22 në elitën e futbollit kosovarë do të shoqërohet  me sistemin e inkuadruar.

Ky sistem është mirëpritur nga  futbollistët, trajnerët dhe poashtu edhe nga klubet.

Por, ankesat në rrjetet sociale dhe kritikat e shumta për kabinat e VAR-it janë të shumtë.

Pamjet diskutabile të cilat nuk janë duke u shfaqur në televizione gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë  është duke u kritikuar shumë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në emisionin sportiv, “Sport Shoq”, ka deklaruar se kjo gjë do të rregullohet në javët e ardhshme, dhe se tifozët do të  mund t’i shohin pamjet diskutabile në  transmetim të drejtpërdrejt, apo edhe në një monitor të madh.

“Në javët në vazhdim do t’i shohim pamjet e VAR-it edhe në televizion, ndërsa në stadiumin Fadil Vokrri do të dalin edhe në monitorin e madh”- ka thënë Ademi.

“Kabinat i ka bërë të gjithë federata, ishte një provës shumë i shpejt. Tash e tutje ato do të jenë të mbuluara me sponsorin e ligës ose me logon e Federatës së Futbollit”- ka shtuar Presidenti i FFK-së.

Kujtojmë se ndeshja e parë  zyrtare e luajtur me inkuadrimin e sistemit VAR në Kosovë është luajtur finalja e Superkupës së Kosovës mes KF Prishtinës dhe KF Llapit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme