Pjesa e parë e ndeshjes së Barcelonës kundër Napolit në Ligën e Kampionëve ishte e mbushur plot aksion dhe emocione, por nuk munguan as incidentet kontroverse falë ndërhyrjeve të shumta të VAR-it.
Gjyqtari i përballjes Barcelona – Napoli, Cuneyt Cakir, kërkoi ndihmë nga VAR tre herë në 45 minutat e parë të ndeshjes, të cilën në fund e fitoi Barcelona me rezultat 3:1 dhe e arriti fazën çerekfinale, ku do të përballet me Bayern Munichun.
Fillimisht, Napoli u ndëshkua kur goli i parë i ndeshjes, i shënuar nga Clement Lenglet, u vlerësua i rregullt, përkundër që përsëritjet tregonin se mbrojtësi e kishte shtyrë kundërshtarin e tij para se në të shënonte gol në minutën e dhjetë.
Lionel Messi pastaj e dyfishoi epërsinë e Barcelonës me një gol mbresëlënës individual, vetëm pak para se të ndëshkohej nga VAR-i pak minuta më vonë, pasi iu anulua një gol i dytë.
Argjentinas kishte menduar se e kishte shënuar golin e tij të dytë të ndeshjes pasi u duk se e ndali me gjoks topin e harkuar në zonë nga Frenkie de Jong, mirëpo goli iu anulua pasi Cakir mendonte se ai e përdori krahun për ta kontrolluar topin e harkuar, gjë të cilën nuk e tregojnë incizimet e ndeshjes.
Drama në Camp Nou nuk përfundoi me kaq, pasi që VAR ia dha Barcelonës një penallti, pasi kapitenit ia shkelmoi këmbën në zonë Kalidou Koulibaly. Leo ishte ende duke u kthjellur nga ajo ndërhyrje, kështu që penalltinë e shënoi Luis Suarez.
Më së pakti dyshim solli goli i vetëm i Napolit i shënuar në këtë ndeshje, pasi penalltia e akorduar ishte e qartë dhe ajo u shënua nga Lorenzo Insigne.
Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjet me arsye për ta vënë në dyshim VAR-in dhe atyre iu bashkuan shumë tifozë të futbollit, që e shprehën zemërimin e tyre në rrjete sociale.
“VAR është një turp i vërtetë. Iu deshën katër minuta për të vendosur se ajo ishte penallti. Kjo është një shaka dhe po e shkatërron ritmin e lojës. Nuk ka pse të duhet kaq shumë kohë. Koulibaly qartësisht e faulloi Messin nga prapa dhe kjo është një penallti e qartë”.
“Gjyqtarët e VAR-it duhet të mbajnë përgjegjësi dhe komunikimi i tyre me gjyqtarin kryesor duhet të transmetohet në TV në mënyrë që të gjithë t’i kuptojnë vendimet e tyre. S’mund ta kuptoj si nuk u anulua ky gol i Barcelonës”.
“VAR… mund t’i pranoj gabimet njerëzore. Çmenduria njerëzore pas rishikimit të një videoje disa herë dhe prapë marrja e vendimit të gabuara… thjesht s’mund ta pranoj. Duhet të jetë e qartë dhe e padyshimtë? Imagjinojini vendimet e tilla në finale”.
“Unë duke e kërkuar prekjen me dorë që e gjeti VAR në golin e Messit”. /Gazeta Express/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...