Kristian Panuçi, një koleksionues trofesh në fushën e lojës si futbollist, por edhe një donzhuan…
Trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit nuk është vetëm një nga lojtarët që ka shkruar historinë e topit në kontinentin e vjetër, me bluzat e Milanit dhe Realit të Madridit mbi të gjitha, pa harruar edhe në klube të tjerë të mëdhenj si Interi, Roma, Çelsi, Monako dhe për ta mbyllur karrierën te Parma, por është edhe një ndër personazhet më të përfolura të mediave rozë në Itali.
Pasi ka fituar gjithçka i ofronte arena e futbollit, ai është i njohur gjithashtu edhe për historitë e shumta të dashurisë ndër vite. Së fundmi, ai ka gjetur qetësi me balerinën dhe të fejuarën e tij Samanta Tonji, të cilën e ka njohur vitin e kaluar, ndërsa performonin në spektaklin “Ballando con le stelle”, në Itali.
Edhe kjo histori ka pasur disa turbullira, sepse në mars të këtij viti, ata janë ribashkuar pas një periudhe krize që zgjati për afro një muaj, pasi Samanta e akuzonte për papjekuri trajnerin aktual të Kombëtares kuqezi. Gjithsesi, e rëndësishme është që dashuria ka triumfuar dhe ata janë sërish bashkë.
IZABEL PANUÇI
I martuar fillimisht me Izabel Panuçin (Luis, mbiemri i fëmijërisë), Kristian do të bëhej babi i një djali, Huan. Marrëdhënia e tyre zgjati 7 vite (1999 deri në 2006), me Izabelën që, pasi kishte spikatur në karnavalet e Tenerifes, bëri shumë bujë edhe në pasarelat e Milanos, ndonëse me sa duket, trajneri aktual i Kombëtares sonë në fi llim ishte shumë xheloz për atë, por kjo ndjesi, edhe pse zgjati jo pak, më pas u shua…
Në një intervistë për “Vanity Fair”, disa vite më parë, 36-vjeçarja spanjolle, Izabel tregonte: “E doja aq shumë Kristianin aq sa për të i lashë të gjitha: modelimin, aktrimin, familjen, miqtë…. E kam ndjekur nga Milano në Madrid, por edhe nga Londra në Montekarlo, e më pas deri në Romë. Por në fund u ndamë. Ai dilte shumë dhe më pati kthyer në një detektive. Në fillim zënkat nisën sepse ai nuk donte që unë të dilja në televizion. Por, pas ndarjes, filloi të shoqërohej me një vajzë (Rozaria Kanavo)”.
RAFAELA BERG
Në vitin 2006, Kristian Panuçi u fotografua në momente afrimiteti me aktoren italiane Rafaela Berg. Kjo e fundit ishte shumë e famshme dhe u bë shumë popullore për protagonizmin e saj në telenovelën që u shfaq edhe në Shqipëri, “100 Vetrine”. Lidhja e tyre duket se është mbajtur e fshehtë dhe asnjëherë nuk është konfirmuar nga të dyja palët.
ROZARIA KANAVO
Një vit pas fjalëve mbi lidhjen e mundshme me aktoren Rafaela Berg, ishte viti pasues ai që do të sillte lajmin e lidhjes së ish-futbollistit me Rozaria Kanavo, lidhje, e cila gjithashtu përfundoi pa sukses. Rozaria ishte shkëndija e radhës për Panuçin, por lidhja e tyre përfundoi në vitin 2010.
I përndjekur nga mediat rozë italiane për të kuptuar arsyen e këtij “divorci” të radhës, trajneri aktual i Kombëtares së Shqipërisë u shpreh: “U ndamë sepse nuk donte fëmijë”. Për më shumë, Rozaria Kanavo ka qenë edhe e fejuara e një tjetër futbollisti, Antonio Kasanos, i cili ishte shok ekipi me Panuçin, në kryeqytet, te Roma.
ANJEZE JUNKURE
Vitin e kaluar, Panuçi ishte pjesëmarrës në spektaklin “Ballando con le stelle”, në Itali, ku arriti të renditej ndër gjashtë finalistët, së bashku me partneren e tij në këtë konkurs, Anjeze Junkure. Me këtë të fundit, Kristiani u përfol se pati një lidhje të shkurtër, pasi u fotografuan së bashku në plazhin e Majamit, si dhe duke drekuar më pranë njëri-tjetrit se kurrë.
Madje në mediat italiane është përfolur se ajo ka qenë edhe një arsye se pse pati një krizë në raportin me të fejuarën aktuale, Samanta Tonji, por diçka e tillë nuk u konfirmua nga asnjëri prej tyre.
SAMANTA TONJI
Samanta është 36 vjeçe dhe punon si balerinë profesioniste prej vitesh, duke marrë pjesë në një sërë eventesh botërore të kërcimit. Ka jetuar mes Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve në ndjekje të karrierës së saj. Në vitin 2005 u kthye në Itali dhe prej atëherë ka jetuar në Romë.
Në vitin 2016 fitoi edicionin e 11-të të “Ballando con le stelle”, së bashkë me Iago Garsian. Në këtë edicion merrte pjesë dhe kërcente edhe Panuçi. Mes tyre ka pasur ulje-ngritje në marrëdhënie, në bazë të asaj që shkruajnë mediat rozë. Madje, pak kohë më parë u përfol se Panuçi e Tonji do të ndaheshin, pasi Kristian u fotografua në plazh me një vajzë tjetër duke drekuar më pranë se kurrë.
Por tashmë ata i kanë kaluar këto vështirësi dhe duken më të lumtur se asnjëherë më parë. Madje, shumë shpejt, edhe zonja Panuçi pritet të vizitojë Shqipërinë, duke qenë se i fejuari i saj ka marrë drejtimin e Kombëtares kuqezi. /albeu.com/
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...