Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në selinë e UEFA-së, ku është takuar me presidentin e këtij institucioni, Aleksandër Çeferin.
Sipas njoftimit të shtëpisë së futbollit kosovar ky takim u përqendrua në zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe projektet e ardhshme.
“Gjatë takimit, presidenti Çeferin shprehu interesimin e tij për futbollin në Kosovë dhe projekte të reja si dhe për raportet e FFK-së me institucionet e vendit. Ai u informua në detaje nga presidenti Ademi rreth situatës aktuale në lidhje me edukimin e kuadrove, zhvillimin e futbollit dhe marrëdhënieve të FFK-së me institucionet e tjera”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Tutje theksohet se Çeferin gjithashtu shprehu interesimin e tij për t’u informuar edhe mbi rezultatet e ekipeve kombëtare të Kosovës, progresin e infrastrukturës së futbollit, si dhe për vërshimet e fundit në disa pjesë të Kosovës.
Në këtë takim thuhet se presidenti Çeferin ka paralajmëruar vizitën e tij në Kosovë.
“Ai vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm mes UEFA-së dhe FFK-së për të forcuar futbollin në Kosovë dhe për të ndihmuar në zhvillimin e tij të qëndrueshëm. Nga ana e tij, presidenti Ademi ia prezantoi presidentit Çeferin të gjitha projektet dhe arritjet e fundit në futbollin kosovar, duke e falënderuar atë për mbështetjen e fortë që UEFA i ka dhënë gjatë gjithë kohës”, thuhet më tej në njoftim.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...