Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, kanë zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me gjyqtarët e Albi Mall Superligës dhe Raiffeisen Ligës së Parë, pas fillimit të edicionit të ri të garave.
Ky takim kishte për qëllim rritjen e vigjilencës së gjyqtarëve në ndeshje dhe sigurimin e drejtësisë maksimale në çdo ndeshje, përcjell Arbresh.info.
Në fjalën e tij, presidenti Agim Ademi theksoi rëndësinë e rritjes së cilësisë së futbollit kosovar dhe ndikimin që kjo ka në punën e gjyqtarëve. Ai vuri në dukje se me rritjen e nivelit të lojës dhe përfshirjen e teknologjisë moderne si sistemi VAR, përgjegjësia për gabime është më e madhe.
Ai u tha gjyqtarëve se puna e tyre ka një peshë të madhe në përcaktimin e drejtësisë në fushën e gjelbër dhe se gabimet e tyre mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rrjedhën e kampionatit, prandaj, tha ai, është e domosdoshme që secili prej gjyqtarëve të jetë shumë më vigjilentë dhe profesionalë në vendimet që merr.
Në këtë kontekst, presidenti Ademi kërkoi nga gjyqtarët që të jenë maksimalisht të përqendruar dhe të përdorin sistemin VAR për të siguruar që çdo vendim i tyre jetë i drejtë.
Ai tha se gabimet nuk do të tolerohen dhe të gjithë duhet të japin maksimumin për të garantuar që ndeshjet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e garës së ndershme./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...