Federata e Futbollit të Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“Ylli i Javës” për xhiron e 24-t në BKT Superligën e Kosovës është shpallur futbollisti i KF Drenicës, Kreshnik Uka.
Për sulmuesin 26-vjeçar kjo është hera e tretë në këtë edicion që e fiton këtë çmim dhe padyshim është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj.
Ai deri më tash ka realizuar 15 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve.
Uka shënoi dy gola në ndeshjen e fundit kundër Llapit në Podujevë, që u mbyll me rezultat të barabartë 3:3.
Pas këtij barazimi, Drenica mbetet në pozitën e pestë në renditje në BKT Superligën e Kosovës me 32 pikë.
Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e KF Drenica, Kreshnik Uka e ndau Urim Bajgora, IT në BKT./Telegrafi/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të