Krerët e FSHF-së dhe FFM-së me telegrame urimi për gjashtëvjetorin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA

19:35 | 3 Maj 2022
A. B.

Me rastin e përvjetorit të gjashtë të anëtarësimit të Kosovës në UEFA, kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka marrë telegrame urimi nga homologët e tij në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Telegrami i presidentit të FSHF-së, Armand Duka

Drejtuar: z. Agim Ademi, Kryetar

Federatës së Futbollit të Kosovës

I dashur President,

I dashur miku im Agim,

Më lejoni që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit por edhe timin personal t’i shpreh urimet më sinqerta FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë në këtë përvjetor historik për futbollin kosovar.

Ndihem krenar për kontributin që Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë në procesin e njohjes ndërkombëtare të FFK-së dhe jam i bindur që bashkëpunimi me vëllezërit tanë të Kosovës do të vazhdojë me projekte të rëndësishme për zhvillimin e futbollit.

Mirënjohje përjetë edhe për ish-presidentin e ndjerë të FFK-së, legjendën Fadil Vokrri, i cili ka dhënë një kontribut historik për anëtarësimin e Kosovës në UEFA.

Urime Kosovë, gëzuar përvjetorin!

Juaji sinqerisht,

Armand Duka, president i FSHF-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme