Në Banjën e Pejës “Onix” Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon shkollimin e trajnerëve të futbollit për Licencën C të UEFA-s në bashkëpunim me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB).
Këto ditë është duke u mbajtur kursi i tretë, ku po marrin pjesë 24 trajnerë, kurse sot pjesëmarrësit e këtij kursi i vizituan nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, anëtari i KE-së, Bakir Burri, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu dhe shefi i financave, Agim Gashi.
Me këtë rast ata i përgëzuan ligjëruesit për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij shkollimi, derisa theksuan rëndësinë që të vazhdohet me kurset e këtilla, në mënyrë që në çdo shkollë futbolli dhe në klube të punojnë trajnerë të licencuar, gjë e cila edhe synohet nga FFK-ja.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...