Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot presidentin e FFK-së, Agim Ademi, i cili ishte i shoqëruar nga anëtari i KE-s, njëherësh kryetari i LRF të Prishtinës, Ismajl Ajeti, u.d. Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Hodaj dhe kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të ndryshme sa i përket bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçmas në përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në kryeqytet, përcjell arbresh.info.
Projekti për rritjen e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”, dhënia e parcelave për ndërtimin e fushave të klubeve të kryeqytetit (Flamurtarit e Hajvalisë), si dhe parcela për ndërtimin e fushës dhe zyreve të LRF të Prishtinës, si dhe realizimi i projektit për futbollin në shkolla ishin temat kryesore të këtij takimi, e në të cilat të dyja palët u dakorduan plotësisht.
Si rredhojë në të ardhmen e afërt do të bëhet edhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit, nëpërmjet të cilit do të parashihet realizimi i secilit projekt.
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet
Vjedhje në një argjendari në Prizren, policia jep detaje
Rikthim sensacional i Milanit ndaj Interit, fiton Superkupën...
Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës
Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3