Krerët e FFK-së pritën vëllezërit Muriqi

14:09 | 9 Gusht 2019
Arbresh Info

Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, kanë pritur sot në selinë e FFK-së vëllezërit Fadil e Xhevdet Muriqi.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe dy ish-bashkëlojtarët e tyre të gjeneratës së artë të Prishtinës, Skënder Shengyli dhe Sahit Kelmendi.

Gjatë këtij takimi Fadil Muriqi, i cili jeton dhe vepron në Australi, i përgëzoi drejtuesit e FFK-së për sukseset e arritura deri më tash, derisa theksoi se rezultatet dhe paraqitjet e Kombëtares së Kosovës po na bëjnë krenarë të gjithëve, ashtu sikurse në vitet e 80-ta kur Prishtina ishte shndërruar në simbol të tërë popullit shqiptar.

Ata uruan që edhe më tutje të vazhdojë ecuria e mbarë e rezultateve të Kombëtares, por edhe puna e mirëfilltë që po bëhet në organizimin sa më të mirë të FFK-së, përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjen e cilësisë së futbollit në kampionatin vendor.

Ndërkohë, presidenti Ademi i njoftoi legjendat e futbollit kosovarë për strategjinë e FFK-së dhe projektet që janë realizuar dhe do të realizohen në të ardhmen me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të futbollit të Kosovës.

Në fund u ndanë dhurata modeste për mysafirët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme