Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë pritur sot në selinë e FFK-së ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi.
Gjatë këtij takimi ambasadori Minxhozi përgëzoi krerët e FFK-së për sukseset e arritura deri më tash dhe u shpreh i mahnitur me paraqitjet e Kombëtares së Kosovës, duke theksuar se është tifoz i Dardanëve dhe mburret me sukseset e tyre.
Ambasadori shqiptar u interesua edhe për situatën në FFK, derisa u bisedua edhe për nismën e dy federatave për krijimin e Kupës Mbarëkombëtare, garë e cila vlerësohet se do të zgjonte interesim të madh tek dashamirët e futbollit dhe do të ndikonte në zhvillim edhe më të hovshëm të futbollit në të dyja vendet.
Të dyja palët shprehën interesim për të gjetur edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve./arbresh.info.
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës