Delegacionin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) në krye me nënkryetarin e parë z. Rainer Koch dhe nënkryetarin tjetër z. Rainer Milkoreit dhe krerët e FFK-së presidentin z. Agim Ademi me bashkëpunëtorë, sot, në Prizren i priti ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, z. Kujtim Gashi.
Me këtë rast duke i falënderuar për këtë vizitë dhe duke ju dëshiruar qëndrim të këndshëm në Kosovë e veçmas në Prizren një qytet të kulturës dhe historisë së Kosovës, ministri Gashi u shpreh: ”Falënderoj shtetin gjerman, po ashtu KFOR-in gjerman dhe DFB-në për përkrahjen e vazhdueshme në fushat përkatëse. I falënderoj në emër të Qeverisë së Kosovës, dhe se presidenti Agim Ademi dhe FFK-ja kanë përkrahjen e plotë dhe të vazhdueshme. Unë kërkoj nga DFB-ja që ta vazhdojnë bashkëpunimin dhe përkrahjen për federatën tonë të futbollit”.
Nga ana e tij nënkryetari i DFB-së, z. Koch ka falënderuar shumë edhe FFK edhe ministrin Gashi për pritje të ngrohtë, të përzemërt dhe të shkëlqyer dhe të nivelit të lartë. “Po ashtu me lejoni që të them disa fjalë edhe për vend takimin kaq të bukur që i ngjanë shumë qytetit të Bayernit, qytetit tim, dhe se këtu po ndjehem këto ditë si në shtëpinë time dhe me njerëzit e mi. Unë ju siguroj se përkrahja për Presidentin Ademi dhe FFK-në do të vazhdojë në shumë fusha dhe do të jetë e vazhdueshme. Unë dua ta përgëzoj edhe ministrin për punën që ka bërë dhe po bënë për stadiumin ‘Fadil Vokrri’, dhe uroj që të përfundojë me kohë në mënyrë që Kombëtarja e Kosovës të luajë ndeshjet kualifikuese në Prishtine me shumë sukses”, ka theksuar ndër të tjera z. Koch.
Ndërkaq, presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi ka falënderuar ministrin Gashi për këtë mikpritje dhe ka theksuar: “ Ministri me punën dhe angazhimin e tij me plotë përkushtim të jashtëzakonshëm ka përkrahur FFK-në e në veçanti angazhimi i tij që Kosova të ketë një stadium ku Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë ndeshjet saja është tepër i madh. Mbase punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” pa angazhimin siç thuhet ditë e natë të ministrit nuk do të kishin përfunduar edhe për një kohë, por falë përkushtimit të tij ne shumë shpejt do të luajmë në Prishtinë të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të Kombëtares dhe të klubeve. Po ashtu dua të falënderoj edhe të gjitha palët tjera të involvuara në punën e stadiumit si komunën e Prishtinës, punëkryesin kompaninë Al Trade dhe të gjitha ekipet teknike KEDS, Ujësjellësin, ekipet mbikëqyrëse për punën e pa kompromis për të përfunduar punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ka theksuar presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...