Drejtoria Rajonale e Policisë së Pejës ka pritur në takim trajnerin e xhudos më të miri në botë i shpallur nga federata ndërkombëtare e xhudos, Driton Kuka, si dhe Distria Krasniqi e shpallur nga e njëjta federatë si xhudistja me e mirë në botë dhe Nora Gjakovën e cila ka marrë medale olimpike si xhudiste.
“Me datë 22.12.2021, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, drejtori i Drejtorisë Rajonale, kolonel Shaban Shala, së bashku me bashkëpunëtorë, priti në takim, Driton Kuka trajnerin e xhudos me i miri në botë i shpallur nga federata ndërkombëtare e xhudos, Distria Krasniqi e shpallur nga e njëjta federatë si xhudistja me e mirë në botë dhe xhudistja me medalje olimpike Nora Gjakova”, thuhet në njoftim.
Siç njofton policia, Drejtoria e Rajonit të Pejës ka shprehur mirënjohje për të arriturat e Kukës dhe Krasniqit.
“Fillimisht drejtori Shala i uroj mirëseardhje mysafirëve, duke i shprehur mirënjohje për të arriturat e sportit të xhudos në nivel botëror dhe për titullin e Kuka dhe Krasniqi. Gjatë bisedës drejtori Shala shprehi mirënjohje për të arriturat dhe sukseset e nivelit botëror, dhe i inkurajoj për të vazhduar më tutje në përfaqësimin e shtetit tonë”, thuhet tutje në njoftim.
Ndryshe, trajneri nga Kosova, Driton Kuka ka fituar çmimin e më të mirit në xhudo për vitin 2021.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka filluar ndarjen e çmimeve për më të mirët për vitin 2021 (‘Judo Aëards 2021’) pasi mbylljes së votimit.
Nga votimi i filluar më 10 dhjetor e që zgjati deri më 18 dhjetor, Driton Kuka fitoi shumicën e votave në garën e trajnerëve.
Kështu, trajneri pejan, Driton Kuka është zgjedhur trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo.
Kuka në këtë garë arriti të mposht dyshen e trajnerëve të Francës, Larbi Benboudaoud dhe Christophe Gaglian, si dhe emra tjerë të njohur si Robert Eriksoonin, Yvonne Boenisch e Kosei Inoue./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje