Google ADS

“Krenar dhe i lumtur”, Nico shijon “dhuratën” e Athletic Bilbaos

12:32 | 13 Gusht 2024
KRG

Nico Williams e ka marrë vendimin në lidhje me të ardhmen e tij. Pavarësisht ngulmimit të madh të Barcelonës, sulmuesi bask do të jetë pjesë e Athletic Bilbaos. Të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

Klubi ka vendosur ta nderojë kampionin e Europës me numrin 10. Që më parë i përkiste një legjende si Iker Munianin.

Vetë Nico foli rreth këtij vlerësimi, duke theksuar se ndihet krenar që do të jetë ai që do të mbajë veshur numrin e rëndësishëm.

“Jam krenar që mora fanellën me numrin 10 nga Muniain, dua të shkruaj historinë siç bëri ai”, u shpreh 22-vjeçari.

VIDEO

Nico fitoi Kupën e Mbretit me klubin e tij në edicionin e fundit, teksa dha kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin e kombëtares spanjolle në Euro 2024.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme