Klubi i Pingpongut Priping me rastin e Dites Botërore te Pingpongut (6 prilli) e cila festohet ne kuader te Ditës Nërkombëtare të Paqes dhe Sportit, ka organizuar turneun “Ping Pong Diplomacy”, ku përmes sportit të pingpongut ka synuar të sjellë Paqe në Tavolinë (#PeaceOnThe Table).
Me 6 prill në Pallatin e Rinisë në Prishtinë u zhvilluar një turne me ndryshe ku protagonist ishin diplomatët e huaj në Kosovë, lojtarët nga Prishtina dhe qytetarë e lojtarë serb nga Graçanica.
Kryetari i klubit Priping, Kastriot Orana u shpreh se këtë turne po e organizojmë në kuadër të Ditës Botërore të Pingpongut.
“Përmes pingpongut synojmë të sjellim paqe në tavolinë. Në këtë turne kemi serb nga Graçanica ku po luajm jo për të parë se kush është më i aftë e më i forë por po luajm për miqesi e pajtushmëri” u shpreh Orana.
Në sallën e pingpongut të pranishëm ishin diplomat nga zyra Kineze në Prishtinë, nga Ambasada Gjermane, Hungareze e Zvicerane, poashtu kishtë pjesëmarrës zyrtarë nga Ministria e Punëve te Jashtme dhe Diasporës si dhe nga klubi rotarian Prishtina Newborn.
Turneu u zhvillua në një frym shoqërore ku secili shfrytëzoi rastin të luaj pingpong më njëri-tjetrin.
Ish-lojtari i pingpongut, z.Branisalav Markovic u shpreh falënderues ndaj klubit Priping për ftesën për pjesëmarrje në këtë event dhe tha se sporti është një mundësi e mirë për të ngritur bashkëpunimin ndëretnik në Kosovë.
Në fund të turneut të pranishmit u pajisen me çertifikata pjesëmarrje nga KPP Priping. /Arbresh.info
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...