Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi ka premtuar se do ta nokautojë Dominic Bosel në metçin e tretë.
Dje, Federata Botërore hodhi poshtë ‘protestën’ e Krasniqit, duke e quajtur si të parregullt mënyrën si punoi, derisa e cilësoi si çështje të përfunduar, me Bosel që mbetet kampion në fuqi.
Tani, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar Krasniqi që ka thënë se do këtë një metç të tretë dhe do ta nokautojë gjermanin.
“Dëshiroj të falënderoj portalin sportiv të boksit Boxen1 dhe kryeredaktorin e tij Ebby Thatt për këtë artikull (v. 28.12.2021) më falenderoj, sepse me këtë keni treguar qartë se për fat të keq NUK po raportoni neutral për boksin gjerman. Nuk pres trajtim preferencial nga askush, por mund të pritet neutralitet, sidomos në fushën e raportimit. Mirëpo, miqësia mes zotit Thatt dhe zotit Pütz duket se është më e rëndësishme se vetë sporti ynë. Ata tani po përpiqen t’i portretizojnë autorët si viktima. Por nuk do të funksionojë sepse faktet flasin vetë.
Se çfarë fshihet realisht pas “refuzimit” të IBO-së, as të shpallur nga IBO-ja, do të zbulohet në vijimësi. Lufta për drejtësi vazhdon!
Do të vijë edhe lufta e tretë dhe ndoshta do të më duhet ta fitoj sërish me nokaut, ashtu siç fitova luftën e parë kundër Dominic Bösel”, shkroi ai.
MFPT: Reforma e asistencës sociale parasheh mbështetjen e pu...
Mbahet takimi në kuadër të Strategjisë Kombëtare Kundër Traf...
“Reuters”: Partitë gjermane arrijnë marrëveshje historike pë...
Vuçiqi, Trumpit të Ri: Zgjidhja me Kosovën duhet të jetë një...
Vdes edhe personi i dytë nga vetaksidenti në Ranillug
Trump: Nuk do të kishte pasur luftë po të kisha qenë unë pre...