Ermal Krasniqi ishte njëri nga lojtarët më të mirë të Kosovës në triumfin me rezultat 2-1 ndaj Lituanisë.
Ai shënoi golin e dytë të ndeshjes për Kosovën, teksa ishe goli i parë me fanellën dardane, shkruan Arbresh.info.
Futbollisti i Sparta Prague pas ndeshjes në një prononcim për kanlin zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës tha se nuk do të ndalet së shënuari me kaq.
“Normalisht të shënosh për përfaqësuesen tënde është një ndjenjë e veçantë dhe për mua ishte ashtu dhe ju premtoj të gjithë tifozëve “Dardan”, se nuk do ndalem me kaq dhe shpresoj të vazhdoj më tutje të shënoj sa më shumë gola për përfaqësuesen tonë”, tha fillimisht Krasniqi.
Tutje, 26-vjeçari pati edhe kritika për fushën në stadiumin lituanes.
“Ka qenë një ndeshje mund të them shumë e luftuar nga të dyja palët por mendoj që u paraqitëm mirë në mbrojtje dhe mund të them që fusha ishte në gjendje katastrofale dhe nuk na lejoj që të bënim lojën tonë siç dimë ne dhe mendoi që kjo pak ndikoj, por më e rëndësishmja është që ne dolëm me tri pikë dhe kjo mund të them që ishte më e rëndësishmja”, përfundoi golashënuesi i dytë i Kosovës.
Kosova ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Qipros të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...