Skuadra e FC Prishtinës nuk është e përgatitur për ndeshjen ndaj Lincoln-it sepse nuk kanë mundur të bëjnë ndonjë stërvitje, të cilat do t’i realizojnë nesër.
Kështu tha trajneri Ramiz Krasniqi, në një prononcim për arbresh.info,.
Krasniqi do jetë në stolin e FC Prishtinës në ndeshjen e të shtunës në Gjibraltar, ndërsa tha se skuadra nga kryeqyteti nuk do bëjë stërvitje shkaku i testimeve, të cilat dalin në mesditë.
“S’munesh me përgatit skuadrën sepse nesër në mëngjes shkojmë dhe është mundësia e vetme që nesër me u paraqit në fushë sepse pasnesër është loja, rigjenerimin me bo, pak nxehje, aty mund të punojmë 30-40 minuta s’kemi pasur mundësi sepse kemi bërë testimin, testet dalin mesditë. Sot nuk ka stërvitje”, u shpreh fillimisht Krasniqi.
Tutje, Krasniqi është i kënaqur me lojtarët e huazuar të Prishtinës, të cilët synon t’i bind të luajnë për Prishtinën si për klubet e tyre.
“Mendoj që është në grup jashtëzakonisht i skuadrës të mirë, mirëpo është problem me përgatit skuadrën brenda 24 orëve dhe me shku në ndeshje, por motivimi dhe duhet bindën lojtarët që të luajnë si në klubin e vet dhe besoj që do kemi ndonjë paraqitje të mirë”, vazhdoi ai.
I pyetur për kundërshtarët, Krasniqi bëri me dije se nuk ka informata, kurse sot (e enjte) do shoh disa video për të mësuar lojën e tyre.
“Nuk kam ndonjë informatë për kundërshtarët, sot do shikojë disa video. Janë dy ndeshje dhe do shoh si luajnë, me të njëjtin sistem apo ndryshojnë. Sot do kem mundësinë ta shoh”, përfundoi Krasniqi.
Përballja mes Lincoln-it dhe Prishtinës zhvillohet të shtunën në ora 18:00./E.Bytyqi /arbresh.info.
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara