Krasniqi mposht serben Nikoliq, arrin në çerekfinale të Evropianit

12:32 | 23 Prill 2025
D.H

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka shënuar fitore në 1/8 e finales në Kampionatin Europian për Senior në Podgoricë.

Krasniqi mposhti xhudisten nga Serbia, Milica Nikolic.

Xhudistja nga Kosova tani e pret luftën mes Naomu Van Krevel dhe Chiaria Serra për ta mësuar kundërshtaren e radhës.

Ndeshjen e parë “Disi” e kaloi pa luftë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm