Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Suedinë në ndeshjen e parë të eliminatoreve për Kampionatin Botëror Katar 2020.
Suedia shihet si një kundërshtar i vështirë dhe ashtu është edhe në letër. Kjo pasi që vlera e ekipit suedez me atë të Kosovës kanë dallime të mëdha.
Sipas “Transfermarkt”, vlera e ekipit të Suedisë 217.55 milionë euro, ndërsa ajo e Kosovës 62.33 milionë, por në listë te ky sajt mungojnë emrat e Milot Rashicës, Arbër Zenelit e Benjamin Kolollit.
Nëse shtojmë edhe vlerat e tyre, ajo e Kosovës shkon në rreth 80 milionë euro. Kjo i bie se vlera e Suedisë është gati trefish më e lartë se ajo e Kosovës.
Gjatë marsit, “Dardanët” luajnë të mërkurën më 24 mars ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri”, kurse më pas e nisin garën në kualifikimet e Kampionatit Botëror.
Fillimisht më 28 mars e presin në “Fadil Vokrri” Suedinë, kurse tri ditë më vonë i shkojnë Spanjës. /Gazeta Express/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...