Kalidou Koulibaly këmbëngul që fitimi i Scudettos mbetet përsëri prioritet i Napolit këtë sezon.
Napoli tashmë është gjashtë pikë pas Juventusit pas shtatë ndeshjeve në Serie A, por kjo nuk e zbyth mbrojtësin Koulibaly në lidhje me objektivat e klubit.
“Qëllimi ynë mbetet të mposhtim ekipet më të mira në Itali dhe të fitojmë Scudetton”, ka thënë fillimisht Koulibaly.
“Ky sezon është më i vështirë sepse të gjitha skuadrat janë forcuar dhe Serie A është bërë më konkurruese”.
“Juventusi mbetet skuadra për të mposhtur. Nga ana jonë, ne duhet të punojmë edhe më shumë, duke përmirësuar lojën tonë për t’u afruar me ta”.
“Objektivi ynë është që të kualifikohemi në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Filluam mirë duke mposhtur Liverpoolin me një performancë të lartë. Me keqardhje nuk kemi mposhtur Genkun, por ky është futbolli”.
“Ne duhet të mendojmë pozitivisht dhe të jemi të vetëdijshëm që mund të bëjmë mirë. Objektivi im është të ndihmoj klubin dhe ekipin të fitojnë një trofe tani”, përfundoi mbrojtësi.
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...