Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibay nuk do të rrezikojë të pësoi ndonjë lëndim tjetër në ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.
Sipas raportimeve të shumta nga gazetat italiane, senegalezi do të mungojë, pavarësisht që do i bëj testet mjekësore përsëri këtë javë, transmeton portali arbresh.info.
Koulibaly është duke pasur problem në këmbën e majtë, andaj egziston mundësia që të mos rikthehet në fushën e blertë deri në muajin tjetër.
Qendërmbrojtësi këtë sezon ka qenë i pranishëm në 15 ndeshje në Seria A dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve.
Kujtojmë që përballja që do vendos se cila skuadër do kualifikohet tutje do zhvillohet me 14 mars./arbresh.info.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...