Manchester City, Barcelona dhe Real Madrid, janë klubet ku Kalidou Koulibaly do të dëshironte të vazhdonte karrierën.
Koulibaly ishte afër largimit nga Napoli kohë më parë, por vazhdon të luajë në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Sido që të jetë, ka zëra se mbrojtësi mund të ndërrojë skuadër në janar, ose gjatë verës së vitit 2022.
Ai ka treguar edhe klubet e vetme që do ta shtynin të heqë dorë nga Napoli.
“Nëse vendosi të largohem nga Napoli, do ta bëja për dy apo tri klube më së shumti në botë. Po flas për Cityn e Guardiolës, Real Madridin dhe Barcelonën”, tha Kalidou Koulibaly.
30-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2014. Ai deri më tani ka bërë 295 paraqitje, ka shënuar 13 gola. /GE/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?