Manchester United raportohet se do të reagoj gjatë verës për të siguruar shërbimet e Joao Cancelos së Juves dhe Kalidou Koulibalyt të Napolit.
Një mbrojtës i ri qendror besohet të jetë lartë në listën e prioriteteve të United, ndërkohë që “Djajtë e Kuq” pritet të sigurojnë shërbimet edhe të një mbrojtësi të ri në krahun e djathtë si zëvendësues i Antonio Valencias, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga Tuttomercatoweb, United është i përgatitur për të paguar 52 milionë funta për shërbimet e Cancelos, ndërsa për Koulibalyn mund të shpenzojnë deri në 95 milionë për të sjellë atë në Old Trafford në fund të sezonit.
27-vjeçari është përfolur edhe në të kaluarën për transferim në United për shkak se ka shfaqur gjatë sezoneve të kaluara se është njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë.
Ndërkohë, Cancelo iu bashkua Juves nga Valencia verën e kaluar dhe 24-vjeçari ka bërë 23 paraqitje për “Zonjën e Vjetër” gjatë sezonit 2018/19.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit aktualisht është në Francë duke u përgatitur për ndeshjen kthyese në kuadër të xhiros së 1/8-ës në Ligë të Kampionëve kundër PSG-së mbrëmjen e së mërkurës./arbresh.info/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...