Veterani i gazetarisë sportive në Kosovë, Gani Kosumi, ka thënë se mundësia e bashkëorganizimit të Evropianit të grupmoshave U21 nga Shqipëria dhe Serbia ka prekur ndjeshëm gjeneratën që ka sakrifikuar për mbijetesën e sportit në Kosovë gjatë kohës së okupimit.
Shqipëria dhe Serbia janë në pritje të vendimit të UEFA-s më 16 dhjetor, kur do të merret vendimi nëse të dy vendet do të marrin dritën jeshile për të organizuar së bashku Kampionatin Evropian U21 të vitit 2027.
Kosumi ka folur emisionin “Sport Elite” në RTK.
“Gjenerata e sakrificës, që ka dhënë gjithçka për të mbijetuar sporti në Kosovë, janë të lënduar. Të gjithë ata që kanë kontribuar në aktivitete e kanë ndjerë më së shumti lajmin e organizimit të këtij kampionati”, është shprehur Kosumi.
Ai ka përmendur pamjet e ndeshjes së 14 tetorit 2014 në Beograd, mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila kishte përfunduar me dhunë, duke theksuar se ky moment është dashur të shërbente si mësim për Federatën Shqiptare të Futbollit.
“Pamjet e ndeshjes Serbi-Shqipëri janë dashur të jenë mësim për Federatën Shqiptare”, ka thënë ai.
Megjithatë, Kosumi e ka nënvizuar rëndësinë e mbështetjes për Kombëtaren shqiptare. “Kjo situatë është kaluese dhe Kombëtarja shqiptare prapë duhet të mbështetet”, ka thënë ai./rtk/
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt