Kosovës shënon pas vetëm 10 minutave kundër Malit të Zi

21:00 | 14 Tetor 2019
Arbresh Info

Kosova ka gjetur golin e epërsisë pas vetëm dhjetë minutave lojë në ndeshjen kundër Malit të Zi.

“Dardanët” janë duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 në ndeshjen si nikoqir kundër malazezëve në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

Pas një rivënie këndore, kapiteni i skuadrës sonë Amir Rrahmani bukur shënoi me kokë duke dërguar topin në rrjetë.

Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në kuadër të Grupit A.

Portali arbresh.info do t’iu njoftojë në kohë reale për çdo zhvillim në lidhje me këtë ndeshje./arbresh.info/

  • Amir Rrahmani – 10′

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme