Google ADS

Kosovë – Ukrainë, “Dardanët” ende në kërkim të fitores historike

08:17 | 6 Tetor 2017
Arbresh Info

Kosova kërkon fitoren e parë në ndeshjet në kuadër të kualifikimeve në Kampionatit Botëror kundër Ukrainës.

“Dardanët” janë në kërkim të fitores historike në ndeshjen si nikoqir mbrëmjen e sotme (e premte) kundër Ukrainës, e cila nuk mund të përballojë të humbas pikë në xhiron e parafundit të kualifikimeve, shkruan portali arbresh.info.

Pas barazimit në fillim 1 me 1 ndaj Finlandës, skuadra e Albert Bunjakit, koha e të cilit si selektor i kombëtares përfundon me fundin e ndeshjeve kualifikuese, ka pësuar shtatë humbje radhazi dhe shmangia e një disfate tjetër është synimi kryesor.

Ndeshja ndaj Ukrainës së Andriy Shevchenkos zhvillohet në stadiumin Loro Boriçi duke filluar nga ora 20:45.

Takimi i parë ndërmjet dy skuadrave ka përfunduar 3 me 0 në favor të ukrainaseve një vit më parë në Krakow./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme