Google ADS

Kosovë U21 – Izrael U21, lajm i rëndësishëm për biletat

14:01 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen Kosovë U21 – Izrael U21, që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për EURO 2019, më 9 nëntor në orën 19:00 në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të dalin në shitje të hënën, më 6 nëntor.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:

Tribunat A, B, C, D = 6 Euro

Tribunat J, K, L. M, N = 2 Euro

Tribunat O, P, Q, R, S = 3 Euro

Tribunat U, V, X, Y = 2 Euro

Tribunat E, F, G, H, I = 6 Euro

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme