Përfaqësuesja e Kosovës sot me fillim nga ora 16:30 në Bratisllavë do të përballet me Sllovakinë, në ndeshjen e dytë miqësore me këtë Përfaqësuese.
Në duelin e parë të luajtur të martën, Kosova ka triumfuar me rezultat 69:61.
Pas kësaj miqësore, Kosova do të kthehet në Prishtinë, ndërsa të premten menjëherë do të udhëtoj për në Tiranë, ku të shtunën dhe të dielën do t’i zhvilloj dy ndeshje miqësore me Shqipërinë në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Kosova në parakualifikimet evropiane është pjesë e Grupit C, së bashku me Estoninë dhe Maqedoninë.
Më 2 gusht, Kosova është nikoqire e Maqedonisë, kurse më 9 gusht është mysafire e Estonisë, ndërsa më 12 gusht po ashtu luan si mysafire ndaj Maqedonisë, kurse më 19 gusht e pret Estoninë.
Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet si nikoqire do t’i luaj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...