Kosovë – Maltë 3:1, mbyllet ndeshja

22:42 | 11 Tetor 2018
Arbresh.info

Kosova qysh në minutat e parë filloi të ketë posedimin e topit dhe kontrollin e plotë në mesfushë.

Qysh në minutën e dhjetë të takimit, Kosova pati rastin e parë nëpërmjet, Arbër Zenelit.

Malta për asnjë moment nuk e rrezikoi portën e kapitenit të skuadrës tonë, Samir Ujkani, i cili gjatë tërë ndeshjes si spektator.

Përveç posedimit, Kosova kishte edhe dy rivënie nga këndi më shumë.

Por, goli erdhi në minutën e 30-të, kur pas një super aksioni të filluar nga Herolind Shala, e përfundoi me sukses Benjamin Kololli, duke shënuar për rezultatin 1 – 0.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, në të mirë të Maltës.

Në minutën e 52-të Malta arriti të gjejë golin e barazimit, përmes mbrojtësit Andrei Agius, për rezultatin 1 me 0.

Pas këtij goli, Kosova humbi ritmin e lojës dhe Malta rimori kontrollin e ndeshjes.

Vlen të theksojmë se ky është goli i parë i pranuar pas pesë ndeshje, pa pranuar, raporton Arbresh.Info.

Në minutën e 62-të, Kosova pati mundësi të rikthente epërsinë, përmes Muriqit i cili përsëri dështoi.

Vetëm disa minuta më pas, Edon Zhegrova tentoi për të shënuar, por ishte përsëri shtylla pingule e cila ia mohoi golin talentit kosovar.

Por, nuk vonoi shumë goli i dytë pasi në minutën e 68-të, Vedat Muriqi, shënoi golin për rezultatin 2 me 1.

Ndërsa, gjyqtari i ndeshjes, Tamás Bognar, përjashtoi nga loja kapitenin e Maltës, Michael Mifsud, pas dy kartonëve të verdhë.

Reagimi i parë i selektorit të Kosovës, Bernard Challandes, erdhi në minutën e 73-të kur e futi në lojë Besar Halimi, në vend të Valon Berishës.

Kosova pati mundësi për ta dyfishuar epërsinë, kur Milot Rashica goditi fuqishëm por reagimi i portierit mysafirë ishte i duhur.

Goli i tretë erdhi përsëri nga këmbët e Benjamin Kolollit, në minutën e 82-të.

Me këtë rezultat ndeshja përfundoi dhe Kosova kryeson grupin me shtatë pikë, nga tri ndeshje të zhvilluara.

Ndeshjes e radhës, Kosova e zhvillon ndaj Ishujt Faroe, të dielën si mysafire. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme