Google ADS

Kosovë – Izrael, ky është paralajmërimi i Rafet Prekazit

21:40 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kosova U21 sonte në mbrëmje ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër Izraelit, që zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, në orën 19:00.

Përzgjedhësi i Kosovës, Rafet Prekazi beson tek të përzgjedhurit e tij dhe beson se ndaj Irazelit futbollistët do ta japin mbi 100 përqindshin e tyre.

” Si çdo herë edhe në këtë ndeshje pres angazhim maksimal të futbollistëve. Ne kemi punuar për të pasur një paraqitje të mirë dhe për të arritur sukses, por duhet pasur parasysh se në futboll asnjë ndeshje nuk është e  njëjtë, secila i ka veçoritë e saj. Jemi përfaqësuese e re në Evropë, prandaj duhet të japim mbi 100 përqind për t’i treguar Evropës se lojët e paraqitura në ndeshjet e kaluara nuk kanë qenë të rastësishme dhe se më nuk jemi kafshatë e lehtë për askënd. Jemi të vetëdijshëm për kualitetin e Izraelit, mirëpo këtu ka brumë dhe vetëm duhet që populli t’i përkrahë dhe t’u japë kurajë. Gjithsesi, ne duhet të flasim pak e të punojmë shumë dhe sigurisht se as rezultatet nuk do të mungojnë. Të gjithë duhet të mburremi me këta djelmosha që japin maksimumin e tyre për shtetin e tyre”, deklaroi Prekazi për ffk-kosova.com.

Kujtojmë që Kosova do të ndeshet me Izraelin të enjtën mbrëma me fillim nga ora 19:00 në “Adem Jashari” të Mitrovicës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme